Sherr fizik me Bashën dhe militanten? Ervin Salianji zbulon çfarë ndodhi brenda selisë së PD-së: Ka pas konflikt përtej limitit, është e papranueshme…

0
127
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Ervin Salianji ka folur për konfliktin që ndodhi brenda selisë blu ku u zhvillua takimi me grupin parlamentar të PD-së.

Salianji pohoi se ka pasur një përplasje përtej limiteve me Bashën dhe militanten e tij por nënvizoi se nuk ndihet i frikësuar teksa konfirmoi edhe një herë se kishte kërkuar dorëheqjen e kryetarit.

“Është e papranueshme që brenda sallës ku zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar ka pasur njerëz të paftuar. Konflikti me Bashën ka qenë komunikim përtej limitit, situata është tejkaluar me njerëz të paftuar në sallën me grupin parlamentar. Nuk është normale që të ketë njerëz të tillë, unë skam ardhur për të parë kush ka më shumë tifozë, në mbledhjen e grupit parlamentar s’duhen tifozë. Unë nuk kam frikë as intimidohem dot nga askush, nuk ka pas kërcënim por një tension siç ka në çdo mbledhje me zotin Basha. Kërkova dorëheqjen e Bashës”, u shpreh Salianji.

Zjarr Tv Ad