“Hap pas do të thotë dorëheqje”, Arbi Agalliu i del kundër Bashës: Zgjidhja është bashkimi përtej interesave të lidershipit të PD-së dhe Shtëpisë së Lirisë

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Arbi Agalliu i ka dalë kundër kryedemokratit Lulzim Basha, duke u shprehur se hap pas do të thotë dorëheqjes.

Deklarata e tij vjen pasi Basha u shpreh pas mbeldhjes së Grupit Parlamentar se është i gatshëm të bëjë një hap pas për zgjidhjen e krizës në PD. Sipas tij, zgjidhja e vetme është bashkimi përtej interesave të lidershipit të PD-së apo Shtëpisë së Lirisë.

Postimi i plotë:

Hap pas do të thotë dorëheqje!

Partia Demokratike dhe e gjithë opozita, në këto muaj i është larguar elektoratit dhe qytetarit duke u marrë me problemet e brendshme. Zgjedhjet në 6 Mars 2022 treguan tkurrjen e opozitës nga rreth 50% në rreth 25%. Kjo situatë është e pa pranueshme jo vetëm për demokratët por për të gjithë shqiptarët! Shqipëria ka nevojë imediate për opozitë. Që prej 9 Shtator 2021, energjitë e harxhuara nga e gjithë opozita duke u marrë me vetveten ishin të jashtëzakonshme, madje më tepër se në fushatë.

U thanë aq shumë, sa të vërteta dhe të pa vërteta, u hodh aq baltë dhe vrerë mes demokratëve aq sa populli na braktisi.

Humbi PD, humbi ShL, humbi opozita.

Ka vetem një zgjidhje që është bashkimi. Bashkimi përtej interesave personale të lidershipit të PD dhe ShL.

Sot duhet një hap pas nga gjithësecili për ti shtruar rrugën bashkëpunimit për bashkim.

Zjarr Tv Ad