Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, ndërron jetë shoferi 24-vjeçar në Kamëz, plagoset pasagjeri

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Kamëz, me pasojë humbje jete.

Bëhet me dije se shtetasi D. P., 24 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, 24 vjeç dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi F. P., 61 vjeç.

“Më datë 13.03.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në Kamzë, shtetasi D. P., 24 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi D. P., dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi F. P., 61 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit” njofton policia.

Zjarr Tv Ad