“Po ju hedhin hi syve qytetarëve”/ Tabaku: 60% e çmimit të naftës janë taksa që shkojnë për oligarkët, Shqipëria po varfërohet

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me paketën e rezistencës sociale të propozuar nga Qeveria. Për Tabakun ky propozim në këtë situatë është thjesht një fasadë.

“Fasada e ndihmës Ramës!

Qytetarët kanë ditë që janë ngritur në protestë për çmimet abuzive të naftës që kanë ndikuar në çmimet e tjera.

Inflacioni po prek nivele të pamenduara!

Pse është rritur çmimi naftës? Pasi 60% e çmimit të naftës janë taksa që shkojnë për oligarkët dhe jo qytetarët.

Për ti hedhur hi syve të qytetarëve dhe për ti gënjyer ka nxjerrë një paketë qesharake si ajo e pandemisë”, ka shkruar  Tabaku në rrjete sociale.

Sipas saj në një muaj qeveria përfiton 20 mln euro nga taksa e karburantit që fare mirë mund ti shkonte shqiptarëve dhe xhepave të tyre.

“Por 20 mln qeveria i merr për tia dhënë inceneratorëve dhe PPP-ve të tjera.

Nuk zgjidhet kjo situatë duke imituar planifikimet 5 vjeçare të pleniumit por duke ndërhyrë në politikat e taksave. Ma pak taksa, në qendër qytetari dhe kontroll ndaj oligarkëve dhe oligopolit të naftës e jo vetëm.

Shqiptarët janë sot në protestë sepse buxheti shtetit është trajtuar si plaçka e luftës së oligarkisë.

Taksat e shqiptarëve po keqtrajtohen! Shqipëria po varfërohet”, shkruan më tej Tabaku.

Zjarr Tv Ad