Ministrja e Infrastukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, ka informuar qytetarët për paketën e rezistencës sociale, për të cilën edhe kryeministri Edi Rama ka folur gjatë takimit me punonjësit e sektorit privat.
Sipas qeverisë, zerimi i taksës mbi pagat deri 40 mijë lekë të rinj dhe përgjysmimi i saj mbi pagat deri 50 mijë lekë të rinj, hyjnë në fuqi në prill.
Balluku bën me dije se 200 milionë dollarë do të përdoren për të mbajtur të palëvizur çmimin e energjisë elektrike në faturat e familjarëve dhe bizneseve të vogla.
“PAKETA E REZISTENCËS SOCIALE
Zerimi i taksës mbi pagat deri 40 mijë lekë të reja dhe përgjysmimi i saj mbi pagat deri 50 mijë lekë të rinj, hyjnë në fuqi në prill
20 milardë lekë të rinj ose 200 milionë USD për të mbajtur të palëvizur çmimin e energjisë elektrike në faturat e familjarëve dhe bizneseve të vogla”, shkruan Belinda Balluku.