Më 6 mars demokratët refuzuan Bashën dhe direktivat e Yuri Kimit

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Elona Caslli

-Nëse do të kishe menduar për bashkimin e demokratëve, masakrën zgjedhore të 25 prillit do ta denoncoje përmes protestave dhe nuk do të merrje pushimet verore për t’u rishfaqur në shtator.

-Nëse do të kishe menduar për bashkimin e demokratëve Lulzim Basha, nuk do ta merrje vetë vendimin për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, pasi partia nuk është shtëpi dhe Berisha nuk është bufe që mund ta zëvendësosh sa herë të duash. Edhe në një shtëpi nuk mund të ndërrohet bufeja pa miratimin e të gjithë pjesëtarëve që jetojnë brenda saj dhe të marrësh një vendim kaq thelbësor pa e hedhur në votim, mund të jetë gjithçka veçse demokraci nuk është.

-Nëse do të kishe menduar për bashkimin e demokratëve nuk do të kishe blinduar një parti dhe nuk do t’i kishe mbytur demokratët në gaz dhe në dru në shtëpinë e tyre, por do të kishe pranuar realitetin e një stadiumi të mbushur plot dhe jo të zgjeroje me imagjinatë të shfrenuar hapësirën e Pallatit të Kongreseve.

-Nëse do të kishe menduar për bashkimin e demokratëve, duhet të kishe kuptuar se Kryetar nuk të bën vula apo sigla, por vullneti i anëtarësisë dhe ky i fundit u shpreh qartë më 6 mars.

-Më 6 mars demokratët refuzuan direktivat e Yuri Kim-it dhe i kthyen përgjigje të qartë fyerjes së saj me ngrënie bari.

-Më 6 mars demokratët pohuan të vërtetën e pashmangshme që të shndërron ty Lulzim Basha në një ish-kryetar. Të vërtetën e stadiumit ta ripohoi 6 marsi.

Post Scriptum- Të vetëshpallesh kryetar është një gjë. Të të thërrasin kryetar është krejt gjë tjetër.

 

Zjarr Tv Ad