PD mund ta drejtojë vetëm ai që fiton përballë Berishës!

0
445
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Armand Maho

Deputetët e PD-së duhet ta dinë fare mirë se Sali Berisha s’po kërkon asgjë tjetër, vetëm se të jetë në garë si të gjithë të tjerët për kreun e partisë. E ka përsëritur më shumë se një herë që do pranojë verdiktin që imponon vota. Këtë gjë i ka kërkuar dhe Bashës që në krye të herës me nisjen e Foltores.

Kaq është diskutimi.

Tani që zgjedhjet e 6 marsit e fundosën siglën dhe u pa qartazi se nga anonte kandari politik në PD, gjërat filluan të lëvizin dhe për ata që deri dje shpresonin tek ndonjë marifet i zonjës Kim. Në fakt zonja e Rrugës së Elbasanit nuk ka bërë gjë tjetër deri më tash vetëm se ka turbulluar ujërat në favor të shkatërrimit të PD-së. Qoftë me sulmet ndaj Berishës qoftë me përkrahjen e pamerituar për Bashën.

Në këto kushte të kërkosh që Sali Berisha mos hyjë në garë është të legjitimosh një gabim tjetër po aq të rëndë sa ai i 9 shtatorit që e solli në këtë situatë.

Duhet të jemi të qartë se agjenda e demokratëve nuk shkon dhe s’ka se të shkojë në të njëjtën gjatësi vale me dëshirat, kapriçiot apo kurthet e pushtetit në narrativën e ndërmarrë për të shkatërruar opozitën.

Sali Berisha ka të drejtë për të qenë pjesë e procesit sa cilido anëtar apo drejtues tjetër i PD-së, siç këtë të drejtë s’mund të ia mohosh as Lulzim Bashës. Mejdani politik aty është, kush të mbledhë vota, le ta drejtojë partinë të paktën deri në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Më pas shohim e bëjmë.

Berisha nuk e kërkoi këtë pozicion, atij ia imponuan. Që nga Rama, Yuri Kim dhe deri te Basha.

Të dalësh sot e të thuash që Berisha duhet të tërhiqet, vetëm se ke frikën e votës së shumicës së demokratëve, nuk tregon vetëm disfatizëm por dhe mungesë besimi tek vetja e burracakëri.

Gjërat janë të thjeshta.

Kërkon partinë, atëherë meritoje. Shko qytet më qytet, derë më derë demokrati dhe bindi që të të votojnë.

Por mos kërkoni të ripërsërisni dhe një herë zgjedhje farsë.

Duam apo s’duam ne është fakt tashmë se atë parti mund ta drejtojë vetëm ai që mund të mundë Sali Berishën në zgjedhje dhe me votë të lirë. Kjo është rruga e vetme… Të tjerat janë marifete po aq të pandershme sa të Bashës që po mban postin e kryetarit jashtë çdo logjike! Këta individë Rama i bluan në çdo zgjedhje.

Zjarr Tv Ad