Zjarr i madh në Berat, digjen dhjetra hektarë pyje pranë malit të Tomorrit

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një zjarr i madh ka përfshirë masivin me pisha pranë malit të Tomorrit në Berat.

Zjarri është vënë re nga banorët, të cilët kanë njoftuar Repartin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit. Ndërhyrja megjithatë ka qenë e vështirë, për shkak të terrenit dhe largësisë nga rruga e automjeteve.

Zjarri është përhapur me shpejtësi edhe për shkak të erës së fortë, duke shkrumbuar dhjetëra ha dru pishe të egra si dhe sipërfaqe me shkurre e kullota.

Shkaqet e rënies së zjarrit në këtë zonë janë ende të paqarta.

Zjarr Tv Ad