Kreshnik Spahiu publikon foton: Nafta në Gjermani është rritur 220%! Nëse lufta vazhdon, çmimi do shkojë 7 euro, por parashikimi më i keq është që nuk do ketë fare

0
202
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Themeluesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka publikuar foton e një pike karburanti në Gjermani, ku tregon se çmimi i naftës është 2.52 euro/litër. Ai thotë se në Gjermani çmimi i naftës është rritur me 220%.

Spahiu thotë se seipas ekspertëve, çmimi do të shkojë 7 euro/litër, por parashikimi më i keq është se nuk do të ketë naftë fare.

“GJERMANI / Kriza nuk ndalet: Nafta 2.52 € = 3.100 lekë

Në verë ishte 1.1 euro. Rritja 220%

Sipas ekspertve, nëse lufta vazhdon çmimi do shkoj  7 euro, por kjo do jetë e keqja më e vogël. Parashikimi është që s’do ketë fare naftë nëpër pika karburanti”, shkruan Spahiu.

Zjarr Tv Ad