Agron Kapllanaj kërkon dorëheqjen e Bashës: Të krijojmë një Komision, 5 nga PD dhe 5 nga Foltorja! Vendimi i 9 Shtatorit për Berishën nuk ndryshohet

0
148
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokratit Lulzim Basha i ka dalë kundër edhe kryetari i PD-së në degën Fier, Agron Kapllanaj, i cili deri para mbledhjes së sotme ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj të Bashës.

Ai ka kërkuar në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve të PD-së dorëheqjen e kryedemokratit, ndërsa tha se duhet të krijojhet një Komision me 5 anëtarë nga PD dhe 5 nga Foltorja. Sipas tij, vendimi i 9 Shtatorit për përjashtimin e Berishës nuk duhet të ndryshohet.

“Duhet të krijojmë një komision të përbashkët për të bashkuar demokratët. Nëse foltorja nuk pranon, komisioni drejton PD deri në zgjedhje. Vendimi i 9 shtatorit për Berishen nuk ndryshon. Ne duhet të gjejmë një mekanizem për t’u bashkuar. Propozimet që ne bëjmë me ju i diskutojmë, por keni parë që nga ana tjetër të thote dikush ketë që po ju kerkojmëne ju? Jo nuk ka, se kanë frikë të flasin kundër Sali Berishes. Vendimi i 9 shtatorit për Sali Berishën nuk mund të ndryshojë.

Zgjidhja? Rruga më e thjeshtë është të hapim garë ne PD. Të lëmë datën e zgjedhjeve dhe të hyjmë në zgjedhje. A na bën mirë kjo? Mendoj se jo. A i bashkon demokratet jo, ndoshta do i demtojë më shumë, do çahet më shumë. Mund të ngremë një komision me 10 veta, dhe ne bëjmë një veprim për të bashkuar demokratët. 5 anëtarë nga PD dhe I lëmë afat foltores të sjellë 5 vetat e vet. Natyrisht pa Berishën dhe Bashën. Nese nuk vijnë, kjo strukturë të drejtojë PD për një periudhë kohe deri në procesin e ardhshëm zgjedhor”, tha Kapllanaj.

Zjarr Tv Ad