Mbërrin në Tiranë familja e parë ukrainase, nëna me dy fëmijët strehohen në Laknas

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka mbërritur në Tiranë familja e parë nga Ukraina, me nënë dhe dy fëmijët që janë strehuar në “Uka Farm” në Laknas. Lajmin e ka bërë me dije ministrja Elisa Spiropali, e cila ka publikuar foton e familjes ukrainase.

“Ikur nga tmerri i luftës, familja nga Ukraina mbërrin në Tiranë. Mikpritja shqiptare nuk zhgënjen!

Uka Farm në Laknas hap dyert për nënën me dy fëmijët e saj”, shkruan Spiropali krah fotos.

Lufta në Ukrainë vijon prej 18 ditësh, ku forcat ruse kanë sulmuar me raketa dhe avionë edhe zonat e banuara, duke lënë të vdekur qindra civilë.

Zjarr Tv Ad