Thirrja e gazetarit: Protesta duhet shpëtuar nga folklorizmi! Tí kërkosh qeverisë thjesht “ul taksat”, është absurd

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Mentor Kikia u ka bërë thirrje protestuesve që të a shpëtojnë protestën ndaj rritjes së çmimeve nga folklorizmi.

Sipas tij, drejtimi që po merr protesta është problem, pasi qytetarët nuk mund thjesht t’i kërkojnë qeverisë që të ulë çmimet, teksa shton se ansjë nuk duhet të lumturohet me uljen e çmimeve me 20 lekë si pasojë e një pakti 1 javor me tregtarët e naftës.
Postimi i plotë:

Protesta duhet shpetuar nga folklorizimi

Sot ne “tribunen” e protestes u ngjit edhe nje vajze e vogel, me nje fjalim te shkruar keq nga ata qe ia kishin dhene. Kjo shkaktoi reagime ne rrjet mbi perdorimin e femijeve ne zhvillime te tilla.

Une nuk mendoj se angazhimi apo perdorimi i femijeve ne nje proteste, per te kerkuar uljen e cmimeve, eshte problemi me i madh.

Por vete drejtimi qe po merr protesta me duket problem.

Ti kerkosh qeverise, thjeshte “ul cmimet”, eshte absurde. Merr e ver cilindo prej atyre qe protestojne, apo cilindo per ne kritikeve te tjere qe shkruajme e flasim cdo nate, ne karrigen e Rames e thuaji: ja ku e ke vulen dhe firmen, uli tani cmimet e naftes, vajit, bukes, makaronave, rrobave, makinave, parfumit dhe librave.

Nuk duhet te lumturohet askush me renien e shifrave me 20 Leke ne tabelat e karburanteve, si pasoje e nje pakti nje javor me tregtaret e naftes.

Permbyllja e “fjalimit” te vajzes se vogel ishte shume entuziazmues per protestuesit. “O Edi Rama, o legen” – i tha ajo kryeministrit. Ndersa turma u kenaq shumeeeeeee.

Mendoni se Rama eshte prekur apo trembur shume nga kjo sharje?

Eshte rreziku qe nje proteste e tille, qe frymezoi shprese dhe injektoi adrenaline, qe tregoi se ka ne kete vend njerez qe marrin fryme dhe jane te lire, pra kjo energji e madhe pozitive, te shnderrohet ne nje tubim folklorik.

Zjarr Tv Ad