Në orën 17.00 protestë te Kryeministria, Adriatik Lapaj u përgjigjet sulmeve: Mos lejoni modelin e baltës t’ju tremb

0
180
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivisti dhe avokati Adriatik Lapaj, reagon për lajmet e shpërndara nga disa media të cilat e sulmonin atë për thirrjen e protestave për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe të karburanteve. Ai njofton sot një tjetër tubim, në orën 17.00 te Kryeministria.

“Për miqtë dhe dashamirësit. E keni vënë re që sa herë ngrihemi e reagojmë fortë lukuni ligësie e vreri nis të derdhet nga drejtime të ndryshme?

Më keni parë të përgojoj njeri? Më keni parë të hedh baltë mbi njeri? Më keni parë qoftë dhe 1 herë të vetme të merrem me familjen e dikujt? A më keni parë ndonjëherë të sulmoj qoftë dhe një njeri që proteston diku? A keni dëgjuar nga unë të flas për dikë tej ligjit?

E vetmja gjë që më vjen keq është se modeli baltës tremb të tjerët të angazhohen. I step të luftojnë. I bën të ikin nga sytë këmbët nga ky vend. Kjo po që më trishton dhe fatkeqësisht kjo të keqes i funksionon…Mos i lejoni! Unë në 17.00 do jem përballë Kryeministrisë”, shkruan avokati Adriatik Lapaj.

Zjarr Tv Ad