Për më shumë se një orë, në takimin që ka pasur me një grup pensionistësh, Edi Rama nuk ka lënë fyerje dhe lincim pa bërë për qytetarët që protestojnë kundër rritjes së çmimeve.
Të gjithë qëndrimin e qeverisë së tij, Edi Rama e justifikon me faktin e mos-rritjes së çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël. “Do kishte një zgjidhje kjo situatë sikur atyre që dalin atje t’ua çonim faturën e energjisë aq sa është në të vërtetë.
Por nuk e bëjmë dot. Atëherë do u dukej pompa e karburantit si biberon qumështi. Pyetini pak në Kosovë dhe Maqedoni si i kanë taksat dhe sigurimet shoqërore. Çdo dardhë e ka bishtin mbrapa”, tha Rama.
Ai deklaroi se duhet pak respekt për ata që e kanë luftën në kokë pasi ende nuk dihet si mund të shkojë kjo situatë. “Po ta dinim se lufta do mbarojë shpejt ne nuk e bënim paketën kështu. Nuk e dimë si shkon kjo punë. Prandaj duhet pak respekt për ata që e kanë luftën në kokë.
Shqipet që fluturojnë lart në krahët e paturpësisë fatkeqësisht janë pakicë e pakicës. Si ia kemi dalë me tërmetin dhe pandeminë do ia dalim edhe me këtë dhe turpi do iu mbetet atyre që po e bëjnë këtë gjë sot”, u shpreh ai.
Më herët ai tha se nuk ka asnjë protestë të kësaj natyre, dhe kundërshtarë që mund ta rrëzojnë nga pushteti.
“Ne jemi këtu për ju, jo për ata që na thuhen. Ju betohem që po të ishte për këta dhe për hallet e tyre, që dalin atje, jo kaq vite por një orë nga jeta ime nuk e falja për të bërë këtë punë. Këta nuk e dinë çfarë është të bësh këtë punë. Nuk e dinë çfarë është ndjenja e detyrimit ndaj atyre që të duan të parë për të udhëhequr. Këta flasin për lekë e vjedhje sepse janë të atillë.
O janë hajduta, ose do ishin hajduta po të ishin në vendin tim. Nuk mund ti thuash tjetrit hajdut kur nuk ke as fakt as provë dhe nuk e njeh kush është tjetri. Për mua është një barrë e jashtëzakonshme borxhi ndaj të gjithë atyre që kanë shënuar një herë “Edi Rama\Fax Web