Çfarë do të ndodhë me çmimin e biletës pas rritjes së naftës? Qeveria merr vendimin…

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Energjisë Belinda Balluku gjatë një takimi me pensionstë tha se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës, ashtu siç kërkoi Shoqata e Transportit Publik për shkak të rritjes së naftës.

Balluku deklaroi sot se është vendosur që një nga pikat e rezistencës sociale të jetë kompensimi me 100 lekë për litër për të gjitha këto automjete për të kompensuar në këtë mënyrë nevojën që ata kanë shprehur për të rritur biletën.

“Ju duhet të dilni zot vetes për të lëvizur. Ju përdorni transportin urban. Ju nuk keni automjete. Ndaj ju jeni nga përdoruesit më të mëdhenj të transportit urban. Duhet të dini!

Në paketën e rezistencës ne kemi vendosur të kompensojmë të gjithë ndërmarrjet që ofrojnë transportin urban dhe transportin ndërqytetas me një 100 lekë për litër duke kompensuar kështu nevojën që ata kanë shprehur për të rritur biletën.

Kështu që bileta e transportit urban në të gjithë Shqipërinë nuk do të ndryshojë, tha Balluku.

Zjarr Tv Ad