Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë greke në zonën e Attikës, pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh.
Mediat greke bëjnë me dije se në pranga kanë rënë dy burra dhe tre gra të moshave 33-vjeç, 39-vjeç, 25-vjeç, 33-vjeç dhe 41-vjeç, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Personat në fjalë bashkëpunonin me njëri-tjetrin dhe grabisnin produkte, të cilat më pas i dërgonin në Shqipëri, ku edhe i shisnin.
Policia greke njofton se njëri prej të arrestuarve është pronari i një dyqani në Shqipëri, ku edhe shisnin produktet e vjedhura. 5 të arrestuarit janë autorë të 97 vjedhjeve që kapin vlerën e 400 mijë euro. Sendet e vjedhura janë veshje, pajisje elektronike. Ata i merrnin sendet në dyqane i vendosnin në çanta të projektuara posaçërisht me veshje të brendshme që nuk aktivizojnë sistemet kundër vjedhjes.