Vizita/ Borrell sot në Tiranë

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell, do të vijë sot në Tiranë ku do të takojë kryeministrin Edi Rama.

Pas kësaj, ai do të takojë përfaqësues të shoqërisë civile.

Të mërkurën, Borrell do të shkojë në Sarajevë, një vizitë e qëllimshme edhe për shkak të situatës së tensionuar në Bosnje dhe Hercegovinë.

Vizita në Bosnje përmbyll edhe turin e tij ballkanik. Synimi i vizitës është riafirmimi i angazhimit dhe mbështetjes së BE-së për rajonin, duke pasur parasysh edhe luftën ruse kundër Ukrainës dhe ndikimin e saj në sigurinë e Evropës në tërësi.

Të hënën Borrell ishte në Shkup, ku u takua me presidentin, kryeministrin, kryetarin e parlamentit dhe disa ministra.

Zjarr Tv Ad