Taulant Balla në Bruksel, Roth flet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE: Është gati për bisedimet

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetar i Grupit Parlamentar te PS, Taulant Balla ndodhet në Berlin, ku ka zhvilluar një takim me Michael Roth, kryetarin e Komitetit të Punëve të Jashtme.

Roth në një prononcim për median është shprehur se Shqipëria është gati për të nisur negociatat me Bashkimin Europian.

“Ka ardhur koha që të fillojmë bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt. Ky është mesazhi im jo vetëm për miqtë dhe partnerët tanë në Shqipëri, por edhe për miqtë dhe kolegët tanë në Bruksel dhe shpresoj që me Presidencën Franceze të Këshillit netë kemi një mundësi të vërtetë për të mbajtur premtimet tona sërisht.

Ne jemi të ndërgjegjshëm për zhvillimet pozitive të rëndësishme në rajon, sikursetë gjithë e dinë që shumë mbetet për t’u bërë, por Shqipëria është gati” tha ai ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad