Armand Duka rizgjidhet në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Armand Duka është rizgjedhur në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit, për një mandat të gjashtë drejtues.

Duka ka marrë 37 vota, duke kaluar kuorumin e nevojshëm për t’u rizgjedhur në krye të FSHF. Sulejman Starova ka marrë 4 vota ndërsa 2 vota janë shpallur të pavlefshme.

Pas rizgjedhjes, Duka tha se “është koha t’i lemë pas ato çfarë kemi kaluar gjatë dy muajve”.

“Jam vërtet i emocionuar dhe i obliguar për këtë votëbesim. Do t’i respektoj, do t’i mbaj shënim dhe do të mundohem t’i korrigjoj të gjitha kritikat. Shpifjet, ofendimet do t’i shmang ashtu si loja jonë, me sportivitet. T’i lemë pas ato çfarë kemi kaluar gjatë këtyre dy muajve”, u shpreh Duka.

Zjarr Tv Ad