Të burgosurit së shpejti me rrogë, Manja: 380 të dënuar do të punësohen në burg dhe në sektorin privat

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të burgosurit që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare do të kenë mundësi të punësohen në administratën e burgjeve, por edhe në sektorin privat, në kuadër të ligjit të ri për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve.

Kështu ka deklaruar sot ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili bëri me dije se do të punësohen 380 persona të dënuar dhe do të marrin një rrogë prej 30 mijë lekësh të reja në muaj.

“Janë 380 të dënuar si fazë e parë që do të punësohen në IEVP e Republikës. Sot startojmë me Durrësin, ku kanë filluar punën 15 të dënuarit e parë. Është një program ambicioz, që implementohet për herë të parë me ligjin e ri për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve”, u shpreh ministri Manja.

Ai sqaroi më tej se punësimi i personave që vuajnë dënimin në institucionet shqiptare, nuk do të jenë vetëm në administratën e burgjeve, por edhe në sektorin privat, kryesisht në fushën e fasonerive.

“Në burgun e Fierit po diskutohet të punësohen 200 të dënuar në sektorin privat, po ashtu edhe 70 të dënuar në IEVP e Reçit. Në total siç e thashë do të jenë 380 të punësuar në këtë fazë të parë. Në lidhje me punësimet në bashkëpunim me sektorin privat, jemi në bisedime me shumë kompani, kryesisht në fushën e fasonerive”, tha më tej ministri.

Zjarr Tv Ad