Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, tha në emisionin ‘A Show’ në Syri Tv se politizimi i protestave do ta sfumonte misionin e qytetarëve ndërsa shtoi se qeveria nga ana tjetër ka reaguar në mënyrë populiste me doza të theksuara komuniste.
“Qeveria ka vendosur çmimin gjithandej njësoj. Por përse? Nga gabimi në gabim. Shoqëria proteston, qeveria përpiqet të reagojë dhe kuptojmë që nga protesta qevera del më e fortë. Absurdi në kushtet kur shoqëria është pa alternativë politike.”-tha Manjani.
Ndër të tjera ish-ministri i drejtësisë deklaroi se politika e momentit e revolton e në veçanti përallat me luftë, duke iu referuar deklaratave të Ramës se çmimet janë rritur për shkak të situatës në Ukrainë.
“Qeveria është kryespekulante.”-deklaroi Manjani.