Pas postimit të bërë nga kryeministri Edi Rama ku tregonte mesazhin e dërguar nga një shqiptar që jetonte në Itali ku thuhej se fatura e energjisë ishte tepër e lartë, ka reaguar edhe gazetari Shpëtim Zinxhiria nëpërmjet një statusi në “facebook, ku tregon faturën e tij të energjisë elektrike.
Zinxhiria ka theksuar se shuma e treguar në faturë ishte për dy muaj dhe mund të shlyhej me katër ditë punë në Greqi. Ndërsa shtoi se fatura e energjisë elektrike në Shqipëri mund të shkonte sa pensioni mujor i një pensionisti.
Postimi i Plotë nga gazetari, Shpëtim Zinxhiria:
Ne dy muaj 159 euro …
Zoti kryeminister publikuat nga nje patronaxhist ne Itali nje fature pagese te energjise elektrike diku te 650 euro, por nuk publikuat te ardhurat mujore te patronazhistit.
Publikuat nje fature pa emer, nejse…Une po ju publikoj sot faturen time për 2 MUAJ BASHKE te energjise elektrike ku eshte ne emrin tim dhe pres prononcimin tuaj si kryeminister i vendit, pasi ju me kini bere bllok ne rrjetet sociale.
Kjo fature e energjise elektrike qe po publikoj e ka koston e kater diteve te punes, ndersa ne Shqiperine tuaj koston e nje muaj te nje pensionisti.
Pra ne dy muaj 159 euro ndare ne muaj i bie rreth 80 euro or mik…
Me mend ne koke dhe me kembe ne toke i nderuar, propaganda tepron…