Balkan Defense Monitor: Shqipëria në NATO, probleme me buxhetin

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria ka probleme me transparencën e fondeve për Ushtrinë. Raporti për vitin 2022 i ‘Balkan Defense Monitor’ thekson se vendi ynë nuk ka plotësuar as detyrimin 2 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto si fond për ushtrinë. Si sfidë e sigurisë kombëtare listohen krimi i organizuar, korrupsioni, terrorizmi por edhe përhapja e armëve të shkatërrimit në masë.

Në një kohë që të gjitha shtetet I kanë kthyer sytë tek ushtria për shkak të luftës në Ukrainë, Shqipëria rezulton se ka buxhetin e mbrojtjes më pak transparent dhe më pak të detajuara midis vendeve të rajonit.

Të dhënat janë publikuar nga raporti më i fundit, për vitin 2022 nga ‘Balkan Defense Monitor’, me seli në Beograd që merret me studimin e Politikave të Sigurisë. Sipas këtij raporti Shqipëria nuk ka përmbushur as pragun e NATO-s prej 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, një dertyrim për vendet anëtare të NATO-s.

Sipas raportit për vitin 2021 ky buxhet kapi shifrën 1,38%, shumë herë më i ulët se detyrimi i Aleancës. Por jo vetëm mungesa e transparencës, raporti rendit edhe një sërë problematikash dhe sfidash me të cilat duhet të përballet Shqipëria. Strategjia e sigurisë kombëtare shqiptare nxjerr në pah krimin e organizuar, individët e korruptuar, terrorizmin dhe përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë dhe armëve me rreze të gjatë veprimi si kërcënimet kryesore.

Sa i përket kërcënimeve rajonale, nacionalizmi ekstrem dhe shoqëritë e ndara shihen si pengesa për paqen. Shqipëria po merr pjesë në 3 operacione shumëkombëshe – në Bosnje, Kosovë dhe Sudanin e Jugut.

Shqipëria është gjithashtu i vetmi vend në rajon me një kuotë për gratë në ushtri, 15%. Ajo gjithashtu ka përqindjen më të lartë të oficereve femra – 19,51% dhe pozita më e lartë e mbajtur nga një grua është ajo e gjeneralit.\ SYRI TV

Zjarr Tv Ad