Këshilli i Europës përjashton zyrtarisht Rusinë, hiqet flamuri i vendosur jashtë selisë në Strasburg

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilli i Europës ka marrë ditën e sotme një vendim historik, pasi vendosi të përjashtojë Rusinë nga organi kryesor i të drejtave të njeriut në kontinent. Kjo është hera e parë në histori që një shtet përjashtohet nga ky Këshill.

Në një lëvizje shumë simbolike pas vendimit, stafi i Këshillit të Evropës doli jashtë selisë së tij në Strasburg dhe hoqi flamurin rus, i cili valëvitej prej 26 vitesh.

“Vetëm veprimet e Rusisë kanë çuar në këtë rezultat. Ne shpresojmë sinqerisht se Rusia një ditë do t’i kthehet idealeve të paqes dhe demokracisë dhe do të rifitojë anëtarësimin e saj”, tha Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde.

Vendimin e Këshillit të Europës e përshëndeti Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, i cili tha se për Rusinë nuk ka më vend në këtë Këshill sepse po zhvillon një luftë barbare dhe po kryen krime lufte.

Zjarr Tv Ad