Kriza në PD/ Alizoti “thumbon” Bashën

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Tomorr Alizoti teksa ka komentuar krizën në PD, u shpreh se në Shqipëri po rrezikohet pluralizmi.

Në një intervistë për Top Talk, Alizoti tha se ne kemi një opozitë të dobët, që nuk merret me hallet e qytetarëve, por me problemet e veta.

“Marrja e një kohe të gjatë me veten është humbje. Opozita mbledh rrëketë e zëmërimit shoqëror. Ne rrezikojme edhe pluralizimin në Shqipëri dhe do kemi një opozitë më të dobët.

Ditën e protestës opozita u mor me problemin e tyre dhe jo me shoqërinë”, tha ai.

Alizoti më tej “thumboi” edhe Lulzim Bashën, që edhe pse ka dështuar në çdo palë zgjedhje, sërish nuk largohet nga drejtimi i PD. Lidhur me këtë veprim, deputeti tha se  partitë politike janë parti staliniste në Shqipëri, ku sipas tij partia është individi dhe gjithçka është pronë e tij.

“Politika ka një krizë të madhe. Ne në Shqipëri e kemi tragjike. Partitë politike janë parti staliniste, pra Enveri dhe partia. Partia është individi dhe gjithçka është pronë e tij. Nëse PD do ishte institucion do zgjidhej kriza menjëherë”, tha ai.

Zjarr Tv Ad