Balla takime me zyrtarët në Berlin: Presim mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, i kemi plotësuar kushtet

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ndodhet për një vizitë zyrtare në Berlin, ku ka takuar Kryetarin e Grupit të SPD Rolf Mützenich dhe nënkryetaren Gabriela Heinrich.

Në një postim në Facebook, deputeti thotë se pret mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila sipas tij i ka plotësuar prej kohësh të gjitha kushtet e vendosura nga BE.

“Bundestag, Berlin – Takim me Kryetarin e Grupit të SPD Rolf Mützenich dhe nënkryetaren Gabriela Heinrich.Konteksti i ri gjeopolitik dhe agresioni rus kundër Ukrainës imponojnë një marrëdhënie më të ngushtë me vendet e Ballkanit Perëndimor. Presim mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila i ka plotësuar prej kohësh të gjitha kushtet e vendosura nga BE. Do të intensifikojmë bashkëpunimin mes dy grupeve tona parlamentare”, shkruan Balla.

Zjarr Tv Ad