“Largimi i Bashës dhe Berishës nuk është zgjidhje”, propozimi i Arben Ristanit për bashkimin e PD

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani thotë largimi i Bashës dhe Berishës nuk është zgjidhje për bashkimin e demokratëve, të cilët sot janë më të përçarë se kurrë më parë. I rreshtuar krah Sali Berishës, Ristani sheh tre grupime tashmë në PD.

“Grupi i deputetëve që nuk i është bashkuar Foltores, pra nuk i është bashkuar Kuvendit të PD, mund ta ndajmë në 3 kategori. Një kategori që nuk ka pasur guximin t’i bashkohet parimeve, por që ka qenë e heshtur dhe ka pritur të shohë se çfarë do ndodhë, një kategori që pret për të parë se ku i kanë më mirë interesat personale.

Është dhe një kategori që janë realisht mbështetës të Bashës. Kategoria e parë dhe e tretë duken si pjesët më të sinqerta në pozicionin e tyre, kurse kjo pjesa e mesit që pret nga shkon interesi është më agresivja në këto momente. Vota e lirë është zgjidhja për të gjithë”, u shpreh politikani i djathtë në Ora News.

I pyetur nëse zgjidhja është largimi i Sali Berishës, Ristani u shpreh “As largimi i Berishës, as largimi i Bashës nuk është zgjidhja. Zgjidhja është vota. Të votojnë demokratët, të zgjedhin o Bashën, o Berishën, kë të duan. Nuk mund ta diskutojmë parimin, s’ka pazar tjetër në këtë mes.”

Zjarr Tv Ad