Agron Shehaj: Basha duhet të japë dorëheqje, PD duhet të shohë se çfarë ndodh pas tij

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Agron Shehaj ka folur për situatën në Partinë Demokratike dhe kryetarin Lulzim Basha.

Ai është shprehur se Basha duhet të japë dorëheqje dhe të lërë PD të shohë se çfarë do të ndodhë pas tij.

“Tentativa për ndërmjetësim. Basha po kërkon kohë për të treguar se po reflekton. Ose jep dorëheqje ose jo. Kur dikush shikon se nuk ka shumicën del dhe thotë dhe jep dorëheqjen. Tani na ka dalë një negociator. Të kesh për negociator do të thotë të kesh dy pretendet, por ai nuk e ka shumicën.

Të na lërë mundësinë të shohim se cfarë do të ndodhë pas Bashës. PD duhet të kthehet në PD, të ketë një kryetar që përfaqëson demokratët. Të bëjmë atë që ndodhe në çdo parti” tha ai ndër të tjera për “euronews”.

Zjarr Tv Ad