“Basha donte të më takonte”, Flamur Noka zbulon çfarë ndodhi në hollin e Parlamentit: Refuzova, kam diçka që nuk e gëlltis dot

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Flamur Noka ka zbuluar mbrëmjen e sotme se Lulzim Basha ka tentuar ta takojë në hollin e Parlamentit.

“Jemi shkëmbyer në korridorin e parlamentit. Ai ka ndaluar. E vërteta e vetme është që në korridor të kuvendit. Ai është në stilin e tij.

Ditën më të sikletshme të tij ku kishte marrë vesh që një grup deputetësh po organizohen t’i kërkojnë largimin dhe ishte hera e parë që e pashë në kafe dhe po mundohej t’i lëpihej çdo deputeti. Në korridor ne po dilnin, u mundua të afrohej për t’u takuar, por nuk e gjykuam.

Korridori ishte i gjerë.

Mu kujtua në atë moment vetëm një gjë: Lulzim Basha se bashku me ndonjë rreth vetes që ka aty që kishin shkuar edhe më datën 7 janar, por edhe në 9 ambasadë më ambasadë, duke u thënë se unë dhe Berisha ishim vrasës dhe kishim shkuar për t’i vrarë. Vetëm për këtë kisha neveri për ta takuar.

Unë gëlltis shumë gjëra, por këtë gjë e kam të vështirë ta gëlltis”, tha Noka.

Zjarr Tv Ad