Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të ambasadës ruse, e cila ngriti dyshime të forta se Berisha ka kërkuar një “shumë përrallore” nga Rusia, që të refuzonte projektin e gazit. Deklarata e ambasadës ruse në Shqipëri erdhi pas asaj të Berishës ditën e djeshme, ku ish-kryeministri tha se GAZPROMI rus i kishte ofruar rryshfet që ai të refuzonte projektin e TAP-it kur ishte në krye të qeverisë.
Në postimin e tij të fundit, Berisha ka publikuar mesazhin që i kishte ardhur nga President ii GAZPROM nëpërmjet një biznesmeni turk. Sipas Berishës, në mesazh thuhej se nëse ai do të hiqte dorë nga projekti i TAP-it, atëherë pala ruse do të ndërtonte gazsjellësin Igumenicë-Vlorë, me mundësi shtrirje deri në Shkodër.
Gjithashtu do të investoheshin 4.1 miliardë dollar në termocentrale të mëdha gazi në Seman, teksa këto do t vendoseshin pas një takimi të Berishës me PResidentin e GAZPROM.
Berisha thotë se oferta u refuzua në mënyrë të prerë për arsye politike, pasi nuk ishte në interest ë Shqipërisë.
Postimi i plotë:
Lidhur me deklaraten time te djeshme per perpjekjet korruptive te Gaspromit prane meje per te sabotuar TAP, ambasada ruse ne Tirane ka reaguar sot duke pyetur: Sa leke kerkoi zoti Berisha qe Gazpromi nuk i mblodhi dot?
Lidhur me kete reagim, tipik provokativ te stilit sovjetik te perfaqesuesve te diktatorit Putin, sqaroj publikun sa vijon!
1-Gazprom dhe qeveria ruse bene çfare kishin ne dore dhe perdoren te gjitha linjat korruptive te gazit te tyre per te bllokuar projektin e TAP.
2- Ne javen e pare te gushtit te vitit 2011 nje mik i imi biznesmen i njohur turk me solli
nga presidenti i Gazprom mesazhin qe vijon:
“ne rast se une do te hiqja dore nga projekti i TAP-it dhe te mbeshtesja projektin ITGI, i cili anashkalonte Shqiperine dhe kalonte ne trajektoren Turqi- Greqi-Itali dhe qe furnizohej kryesisht me gaz rus por dhe azer pala ruse ofronte:
-ndertimin e nje gazsjellesi Igumenice-Vlore me mundesi shtrirje edhe deri ne Shkoder.
-Investimin prej 4.1 miliarde dollare ne termocentrale te medha gazi ne Seman.
-Keto do vendoseshin ne nje takim qe do zhvillohej midis meje dhe presidentit te Gaspromit.
Oferta u refuzua prereas per arsye politike nga ana ime. Nuk pranova investimet e Gasprom se besoja, dhe koha me dha te drejte, se ato nuk ishin ne interes te vendit tim.
Ju bete gjithshka qe TAP te mos behej dhe deshtuat! sb