Protestë kombëtare sot në Tiranë, qytetarët kanë paralajmëruar se do qëndrojnë 24 orë para Kryeministrisë

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot, më 19 mars, në Tiranë do të mbahet një protestë kombëtare për uljen e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve. Ditë më parë kur u mbajt dhe protesta e fundit, qytetarët u shpreh se sot do të qëndrojnë në shesh 24 orë që qeveria të reagojë.

Në orën 11.00 është lajmëruar që në sheshin Skënderbej të mblidhen protestues nga Tirana dhe gjithë Shqipëria. Javën e kaluar, çdo ditë, qindra protestues u mblodhën në Tiranë dhe kërkuan uljen e çmimeve dhe heqje e taksave për disa prej tyre. Qeveria ngriti një Bord Transparence i cili vendos çmimet për karburantet.

Dje, është ngritur dhe një Bord tjetër për kontrollin dhe fiksimin e produkteve të shportës. Në disa artikuj është parë një rritje galopante e çmimeve, si në rastin e vajit vegjetal, i cili shkoi në 400 lekë/litër. Gjatë tubimeve qytetare nuk është shënuar asnjë incident dhe asnjë pronë publike/private nuk është dëmtuar.

Shoqërimet kanë qenë të shumta dhe aktualisht në paraburgim ka disa protestues. Policia e Shtetit është akuzuar për veprime arbitrare dhe përdorim të forcës në tejkalim të kompetencave. Një pjesë e qytetarëve janë liruar, të tjerët vazhdojnë të qëndrojnë ende në qeli.

Zjarr Tv Ad