Protestë kombëtare sot në Tiranë, ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Shmangni çdo tubim të madh në qytet…(E PLOTË)

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot, më 19 mars, në Tiranë do të mbahet një protestë kombëtare për uljen e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve. Ditë më parë kur u mbajt dhe protesta e fundit, qytetarët u shpreh se sot do të qëndrojnë në shesh 24 orë që qeveria të reagojë.

Në orën 11.00 është lajmëruar që në sheshin Skënderbej të mblidhen protestues nga Tirana dhe gjithë Shqipëria. Në lidhje me këtë a reaguar ambasada e SHBA, e cila u bën thirrje qytetarëve amerikanë që të tregohen të kujdesshëm.

“Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme dhe pjesëmarrësit mund të migrojnë në pjesë të tjera të qytetit” thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i ambasadës së SHBA:

Vendndodhja: Bulevardi Deshmoret e Komit, Tirane, Shqiperi

Data/Ora: E shtunë, 19 mars 2022, ora 11:00 dhe orare dhe vendndodhje të tjera të paparalajmëruara

Ngjarja: Ditën e shtunë, datë 19.03.2022, me fillim në orën 11:00 para Kryeministrisë në bulevardin Deshmoret e Kombit, është planifikuar të zhvillohet një protestë, që përfshijnë devijime dhe mbyllje të rrugëve.

Krahas kësaj proteste të planifikuar ka pasur edhe disa protesta të paplanifikuara dhe të paparalajmëruara në të gjithë Tiranën dhe në mbarë vendin. Këto protesta shpesh ndodhin pranë hapësirave të grumbullimit publik dhe/ose ndërtesave qeveritare dhe mund të ndodhin në çdo kohë të ditës.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme dhe pjesëmarrësit mund të migrojnë në pjesë të tjera të qytetit.

Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit.

Veprimet për të ndërmarrë:

Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim.

Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj.

Monitoroni mediat lokale për përditësime.

Mbani një profil të ulët

Zjarr Tv Ad