Aktivisti Adriatik Lapaj në protestë rendit kërkesat për qeverinë: T’i mbajmë nën preson për t’i realizuar

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivisti Adriatik Lapaj duke folur në protestën kombëtare para Kryeministrisë ka renditur dhe kërkesat që kanë qytetarët për qeverinë, për të ndalur rritjen e çmimeve.

Ai i ka kërkuar bashkëprotestuesve “t’i mbajmë nën preson për të realizuar kërkesat tona dinjitoze.

“Kjo është një protestë për dinjitetin, për nënat e baballarët e këtij vendi për gjyshërit tanë, që fëmijët e këtij vendi të mos ikin më. Ky shesh këta qytetarë kanë arritur të bashkohemi përballë arrogancës duke ndalur rrijten e cmimit të naftës duke i detyruar ta ulin, duke i detyruar të kalojnë nga teoria ‘shteti nuk ka lidhje me teorinë ne po bëjmë sa mundemi ata munden më shumë se ato nuk janë lekët e tyre ato janë lekët tuaja. Ndaj kurajo duhet kurajo, secii nga ju duhet të ketë kurajo ne duhet t’ja ndalim ne i detyruam të ndalen të ulin cmimin të ngrenë borde e do i detyrojmë bashkë të na trajtojnë me dinjitet”.

Mes kërkesave për qeverinë janë, “ulja e qëndrueshme e e cmimit të karburantit në nivelet e rajonit, përafrimi i cmimeve me vendet fqinje, masa për uljen e barrës fiskale, marrjen e masave si pezullim i taksës së qarkullimit dhe të karbonit përkohësisht, zerim i përkohshëm i TVSH për produktet e shportes e ulja në masën 10% në vijim.

Mbikqyrje e tregut për cmimet”.

Zjarr Tv Ad