Protesta e tetë në Tiranë kundër rritjes së çmimeve për karburantet dhe ushqimet! VOA: Qeveria tha se s’do ndërhynte në treg, por ngriti dy borde

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Po ashtu u kërkua pezullimi i tvsh-së për produktet e shportës së ushqimeve bazë, zgjerim të skemës së kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve.

Protestuesit kërkuan një paketë reale ndihme për pensionistët, invalidët dhe familjet me ndihmë ekonomike deri në tejkalimin e krizës dhe përcaktim të minimumit jetik.

Një ndër kërkesat e tyre është po ashtu hetimi e mbikqyrja e koncesioneve dhe shpenzimeve që ndikojnë në buxhetin e shtetit, si dhe e operatorëve që mund të ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimeve.

Paketa e qeverisë parashikon rimbursime cash për pensionistët, për biletat e transportit qytetas dhe për energjinë elektrike, mbështetje për fermerët, zerimin e taksave për një pjesë të pagave dhe përgjysmimin e taksave për pjesën tjetër, si dhe rritjen e pagës minimale në 320 dollarë nga prilli.

Por protestuesit thonë se këto masa nuk janë themelore, se ata kërkojnë lehtësimin e barrës fiskale, ndaj u shprehën se do të qëndronin pa kufizim në sheshin para kryeministrisë në përpjekjen për të fituar vëmendjen e qeverisë ndaj kërkesave të tyre./ VOA

Zjarr Tv Ad