Papa Françesku viziton fëmijët ukrainas në spitalin e Romës

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Papa Françesku vizitoi pasditen e sotme19 fëmijë refugjatë ukrainas në Spitalin e Fëmijëve Bambino Gesù, në Romë.

Ata u larguan nga Ukraina gjatë ditëve të para të luftës, e cila filloi më 24 shkurt kur Rusia pushtoi Ukrainën dhe tashmë po marrin trajtim për sëmundje onkologjike dhe neurologjike ndër të tjera, si dhe lëndime të rënda nga shpërthimet.

Lajmi u konfrimua nga drejtori i shtypit të Vatikanit Matteo Bruni.

“Papa u ndal në dhoma dhe vizitoi të gjithë të vegjlit e pranishëm, përpara se të kthehej në Vatikan”, shkruhej në të.

Sipas Vatikanit, 50 fëmijë refugjatë ukrainas kanë kaluar nëpër spital që nga fillimi i konfliktit.

Zjarr Tv Ad