U morën 5 milion euro 2 mijë gjermanëve, Gjykata lë në burg 10 punonjësit e Call Centerit

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vodhën miliona euro nga shtetas gjerman nëpërmjet mashtrimit me Call Center “Blu energy”, mbetën në burg Erion Kasmi pronari, Xhulian Xhafa inxhinieri IT dhe vartësit e tyre.

Gjykata e posaçme ka vlerësuar të ligjshme arrestet e policisë dhe hetimin e akuzë e cila pas letërporosisë gjermane zbuloi grupin që nga qendra tregtare në rrugën e Kavajës për muaj me radhë vodhi gjermanët. Ndërsa për 4 punonjëset e Call Center GJKKO caktoi masën e sigurisë arrest në shtëpi.

‘Blue energy call’ eshtë përfshirë në mashtrimin e rreth 2 mijë gjermanëve duke u marrë mbi 5 mln euro. SPAK ka kontrolluar 8 ambiente të Call Center-it “BLUENERGYCALL SHPK”, ndërsa zbulon se mashtrimi i shtetasve gjermanë ka nisur që në 2018 e në vijim.

Pronari Kasmi u kap në Rinas gjatë kohës që po tentonte të largohej nga vendi. Të arrestuarit akuzohen se përmes platformave BrokerZ dhe Globalix, mashtruan gjermanët që të investonin në bursë apo në metalet me vlerë dhe diamantet. Me pas paratë e vjedhura depozitoheshin në bankat off-shore.

Zjarr Tv Ad