Rritja e çmimeve/ Të moshuarit në Elbasan: E hedhim vajin me lugë tani, nuk del pensioni as për ilaçe…

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërsa çmimet kanë ditë që kanë “fluturuar” qytetarët në mënyrë të vazhdueshme ankohen se nuk mund të përballojnë dot shpenzimet mujore. Më te prekurit e situatës që i faturohet luftës janë të moshuarit, familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe kategori të ndryshme vulnerabël.

Edhe pse qeveria vendosi ti mbështesë këto kategori nëpërmjet paketës së rezistencës sociale me 3 mijë leke të reja për tre muaj pensionistët në Elbasan pohojnë se kjo masë është e pamjaftueshme. Sipas tyre me pensionet qe marrin dhe nëse do ti shtojnë mbështetjen e qeverisë është e pamundur të mbulojnë kostot e jetesës, ndërsa pjesa madhore e pensionit u shkon për medikamente.

Në kushtet kur supermarketet por dhe dyqanet e lagjeve kanë ngritur cmimin e cdo produkti të moshuarit thonë se janë të detyruar të blejnë më pak. Sipas tyre vajin kanë nisur ta hedhin me lugë , sikundër bënin shumë vite me parë.

Në paketën e rezistences sociale Kryeministri sqaroi se nuk përfitojnë të gjithë pensionistët por ajo kategori që merr pension sa gjysma e pagës mimale. Edhe ky kriter ka shkaktuar indinjatën e moshës së tretë në Elbasan.

Zjarr Tv Ad