Kur proteston Rama është demokraci. Kur protestojnë njerëzit quhet bllokim rruge.

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Manjanii

Kur Edi Rama zinte bulevardin me ditë të tëra në grevë urie gjasme për numërimin e votave por në fakt kundër liberalizimit të vizave;

Kur bllokonte autostradën me marshime populiste nga Vora në Tiranë, gjasme për Gërdecin po në fakt kundër anëtarësimit në NATO;

Nuk quhej bllokim rruge por demokraci.

Ndërsa sot kur protestohet kundër masave komuniste që vendosjes së çmimeve të larta në treg nga qeveria e Edi Ramës, quhet bllokim rruge!!!

Kur proteston Rama është demokraci. Kur protestojnë njerëzit (demos) quhet bllokim rruge.

Në të dyja rastet fajin e ka Saliu.

Posi, Saliu që nuk ishte as autor e as pjesmarrës në asnjërën protestë…

———-

Ndërkohë, që të jemi të qartë:

1 L naftë kushton 90 lekë, por ngarkohet me plus 123 lekë taksa, tarifa, akcizë e tvsh. 123 lekë për çdo litër naftë që t’i shpenzojë qeveria për qejf të vet.

Shiheni sa lekë rrjep qeveria e Edi Ramës, që as nuk do ti protestojë njeri!

Luftë, jo shaka!

Zjarr Tv Ad