“Janë fiksuar njerëzit me rritjen e çmimeve”/ 700 gramë bukë me 120 lekë, Rama: Ndodh, është psikologjike…

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa u kërkoi pronarëve të bizneseve të vogla që të mos abuzojnë me çmimet, kryeministri Edi Rama e quajti psikologjike faktin që blerësit dyshojnë se luhet me peshën e bukës.

I ndodhur në një nga furrat e kryeqytetit, pronarja e biznesit peshoi bukën para syve të Ramës, ku u duk qartë abuzimi pasi 700 gramë bukë shitej me 120 lekë, vlerë e cila duhet të përkojë sipas ligjit me 1 kilogramë.

“Njerëzit janë fiksuar këto kohë dhe mendojnë se ulim peshën për të njëjtin çmim”-tha pronarja e furrës, ndërkohë që kreu i qeverisë e quajti model punën e tyre dhe se konsumatorët sipas tij janë të stresuar me situatën.

Pjesë nga vizita në furrën e bukës:

Ministrja Delina Ibrahimaj: Do kujdesemi që të vijë mielli me të njëjtin çmim, që most ë pasqyrohet tek buka. Ju nuk punoni me karburant kështu që nuk ken ipse të shqetësoheni për rritjen e tyre. Kemi dhe një problem tjetër me bukën. Kemi dëgjuar shqetësime se qytetarët vijnë dhe nuk marrin peshën e duhur. Është e rëndësishme që çdo konsumator të marrë atë që të paguajë.

Punonjësja: Na e kanë thënë edhe ne…

Edi Rama: Hajt’ peshoje ta shohim. Masivja e bardhë? Kjo qenka 700 gram. Rëndësi ka që të jetë lëvizje e vogël, e natyrshme. Se është edhe psikologjike ëëëë. Është psikologjike. Janë të stresuar klientët.

Punonjësja: Na e kanë paraqitur dhe ne këtë shqetësim, janee fiksuar keto kohe,po ja peshoren ta peshojnë.

Zjarr Tv Ad