Spiropali inspekton çmimet në markete: Qeveria e ka seriozisht transparencën

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, inspektoi ditën e sotme çmimet në një market në kryeqytet.

Ajo u shpreh se se situata është e vështirë, por qeveria e ka seriozisht me transparencën, për të mos lejuar që të dëmtohen qytetarët.

Spiropali: Kohët nuk janë më të mirat e mundshme. Nuk e nisëm ne këtë luftë por pasojat po i ndjejmë dhe ne dhe në këtë situatë duhet ta menaxhojmë sa më mirë dhe kërkojmë edhe mirëkuptimin e qytetarëve.

Menaxherja: Kemi marrë masa për rezerva që të mos ketë as panik tek klientët sepse deri diku na kapi të papërgatitur.

Spiropali: Të gjithë na kapi pa përgatitur se kujt ia mori mendja që Rusia do të bënte krime lufte.

Menaxherja: Çmimet i kemi mbajtur njësoj.

Spiropali: Ju përgëzoj për këtë. Qeveria e ka seriozisht transparencën, ama këto janë kostot, marzhet minimale të fitimit. Ne kemi vënë garanci për tregtarët që në periudhën afatmesme të mos ketë mungesa dhe më pas çmimi të monitorohet. Produktet e shportës, nafta dhe energjia janë thelbësore. Për energjinë, 80% për familjet dhe biznesin e vogël mbulohet nga qeveria dhe e konsiderojmë masë të rëndësishme për nivelin e jetesës. Besoj jeni në dijeni që 30 mijë lekë të vjetra do të jenë për pensionistët që janë më të ndjeshëm ndaj rritjes së çmimeve. Rritja e pagës minimale fillon me 1 prill. Do kërkojmë bashkëpunimin tuaj.

Zjarr Tv Ad