Ngordhje masive pulash në një tjetër pulari në Durrës, kërkohet ndërhyrja e shtetit për t’i groposur

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ngordhje masive pulash në një tjetër pulari është shënuar në Durrës, pas konfirmimit të gripit të shpendëve në Shqipëri.

Bëhet me dije se mijëra pula kanë ngordhur në një tjetër pulari. Mësohet se në një pulari kanë ngordhur mbi 80% e pulave, ndërsa duket se gripi i shpendëve ka rënë edhe në një pulari tjetër dhe po “shfaros” pulat.

Dyshohet se rreth 1 milion pula kanë ngordhur gjatë ditëve të fundit. Pulat e ngordhura janë vendosur në një magazinë të firmës, ndërsa kërkohet ndërhyrjen e shtetit për t’i groposur.

Kujtojmë që ditën e djeshme Ministria e Bujqësisë konfirmoi rastin e parë të gripit të shpendëve në vend.

Zjarr Tv Ad