Meta mbështet kërkesat e prindërve të fëmijëve me sindromën Down: Nxis institucionet përgjegjëse të dëgjojnë me përulësi kërkesat e tyre të drejta dhe të reflektojnë

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka dalë në mbështetje të kërkesave të prindërve dhe edukatorëve të përkushtuar të fëmijëve me sindromën Down, që marshuan ditën e djeshme në Tiranë.

Ai thotë se nxit institucionet përgjegjëse shtetërore të dëgjojnë me përulësi kërkesat e tyre të drejta dhe të reflektojnë me përgjegjësi për më shumë solidaritet, dashuri dhe ndihmë të pakufishme në përkrahje të këtyre fëmijëve.

“Solidarizohem dhe mbështes plotësisht kërkesat e drejta të prindërve dhe edukatorëve të përkushtuar të fëmijëve me sindromën Down, që marshuan sot në Tiranë, për më shumë ndërgjegjësim, mbështetje dhe shërbime cilësore.

Nxis institucionet përgjegjëse shtetërore të dëgjojnë me përulësi kërkesat e tyre të drejta dhe të reflektojnë me përgjegjësi për më shumë solidaritet, dashuri dhe ndihmë të pakufishme në përkrahje të fëmijëve me sindromën Doën, për t’i ndihmuar fuqimisht për të zhvilluar potencialet drejt një jete të pavarur e të mirë-integruar”, shkruan Meta.

Zjarr Tv Ad