As me Berishën, as me Bashën/ Edvin Kulluri dhe Ibsen Elezi dalin në deklaratë të përbashkët: Duhet reformim serioz, mbështesim çdo iniciativë për bashkimin

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edvin Kulluri dhe Ibsen Elezi, ish-funksionarë në Partinë Demokratike, kanë bërë një deklaratë të përbashkët gjatë ditës së sotme, ku kanë folur për dualizmin që është krijuar brenda kësaj force politike Kulluri dhe Elezi kanë kritikuar qoftë Berishën, qoftë Bashën, për qëndrimet që po mbajnë në lidhje me partinë, që sipas tyre po e thellojnë më tej përçarjen.

Dy demokratët shprehen se do të mbështesin çdo nismë për bashkimin e PD-së, ndërkohë që kanë pasur rezerva dhe për procesin e primareve që ka pretenduar të bëjë Komisioni i Rithemelimit,

Deklarata e plotë e tyre:

Nisur nga situata e krijuar në Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të pjesshme lokale të datës 6 Mars, konstatojmë me të njëjtin shqetësim se: PD dhe opozita në tërësi humbën për herë të 6-të garën elektorale përballë mazhorancës socialiste. Rënia me 24% të votave në raport me zgjedhjet e fundit të vitit 2021 flet qartë për rënien e besimit tek votuesit.

Shkaku kryesor për këtë situatë dramatike ka qenë dhe mvetet përçarja e Partisë Demokratike. Përdhosja e çdo parimi demokratik të fjalës, garës dhe zgjedhjes së lirë në mungesë të plotë të transparencës, e kanë thellua akoma më tej krizën e opozitës.

“Grupi i Rithemelimit” i dalë nga Kuvendi i datës 11 Dhjetor nuk arriti të zbatonte vendimet e marra nga ky Kuvend duke mos prodhuar një proces bashkimi të demokratëve. Koha krej e pamjaftueshme vetëm prej 13 ditësh e përcaktuar për të zgjedhur kryetarët dhe kryesitë e degëve, vërtetpm se premtimi për primaret mvetet veç propagrandë.

Po ashtu këmbëngulja e Lulzim Bashës dhe një pjese të kryetarëve të degëve të pDSH-së për të sfiduar shumicën e anëtarësisë së PD-së., po vërteton gjithnjë e më shumë rolin e tij shkatërrues në Partinë Demokratike. Çdo tentativë për të mbajtur të uzurpuar drejtimin e PDSH-së apo për ta ri-uzurpuar përmes një procesi të njëanshëm zgjedhor dhe jogjithëpërfshirës, po e çon PD-në drejt shkatërrimit përfundimtar të saj.

U bëjmë thirrje anëtarësisë së PD-së, që përmes vullnetit të tyre të lirë të ushtrojnë trysni për ndalimin e kësaj aventure shkatërruese. PD ka nevojë për bashkim të menjëhershëm bazuar mbi vlerat e përfaqësimit, garës dhe debatit të lirë. Mbetemi të përkushtuar në përpjekjet tona të vazhdueshme që nga viti 2017, për një reformim të serioz të PD-së dhe mbështesim çdo iniciativë për të bashkuar demokratët.

Zjarr Tv Ad