Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar për dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike.
Ai u shpreh në një intervistë për “Faxweb” se tashmë kryetari i ri do të zgjidhet nga vota e anëtarësisë dhe se çdo anëtar i PD mund të rikandidojë për të marrë drejtimin e kësaj force politike.
“Do të vendosim kush do të jetë në krye të PD-së. Cdo anëtar i PD mund të rikandidojë, ne nuk përjashtojmë askënd, siç bëri Basha. PD është e hapur nga të gjithë as nuk përjashton njeri pastaj vota vendos kush është kryetar, nënkryetar etj.
PD ka vetem një forum drejtues, PD e është e gjitha e drejtuar nga Komisioni i Rithemelimit, të gjithë deputetët janë të lutur të vijnë për tu bërë së bashku. Për të normalizuar gjendjen nga grupi parlamentar. Atë do ta vendosim më datën 30 prill kemi Kuvendin vetëm vota e anëtarësisë do të vendopsë kush do të jetë duke e konsoliduar PD-në”, tha Shehu.