Largimi i Bashës si kreu i Partisë Demokratike, reagon Salianji: Shpresoj të mos jetë një truk!

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Ervin Salianji, ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës, i cili njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.

Në një prononcim për mediat jashtë selisë blu, Salianji tha se ky vendim është i duhur, ndonëse u mor me vonesë nga ish-kreu i PD-së.

Më tej Salianji skeptik shtoi se kjo dorëheqje e Bashës të mos jetë një “truk”.

“Dorëheqja ishte vendimi i duhur, por i vonuar. Shpresoj të mos jetë një truk dhe të kemi një mundësi reale që Partia Demokratike të mos ecë përpara dhe të vijmë në të njëjtat përfundime”, tha ai.

Zjarr Tv Ad