Lulzim Basha dha sot dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, duke thënë se po bën një hap pas për t’i hapur rrugën bashkimit dhe forcimit të partisë.
Basha ia njoftoi vendimin deputetëve të tij dhe kryetarëve të degëve në një mbledhje në selinë blu.
Por nga godina e partisë, për të cilën u akzua se e mbajti me forcë gjatë tentativës së mbështetësve të Sali Berishës në 8 Janar, Basha është larguar me këmbë.
E teksa gazetarë të shumtë dhe kameramanë e kanë shoqëruar, Basha nuk ka dhënë asnjë prononcim, përveç se ka shkëmbyer një batutë me një operator që i tha “mos hecni as shpejt se s’kemi takat t’ju ndjekim”.
“Kthehuni prap atje, se ka mbledhje. Vazhdon mbledhja atje”, iu drejtua Basha.
Më tej, Basha i shoqëruar nga disa kryetarë të degëve të PD-së është ulur në një restorant pranë Rrugës së Elbasanit.