Analisti sulmon Bashën: Iu nënshtrua Ambasadës Amerikane! PD duhet të shpëtojë nga kurthi i Bashizmit

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Arian Curri e ka cilësuar Lulzim Bashën një person të dobët, i cili iu nënshtrua dominancës së ambasadës amerikane.

Sipas tij, elektorati nuk ia fali Bashës pozicionin e të domunuarit, ndaj e ndëshkoi edhe me votë. Curri tha se nëse Basha do ta kishte larguar Berishën para ndërhyrjes së ambasadores amerikane, do të merrej si një lidership dominant, ndërsa shtoi se PD duhet të dalë nga kurthi I Bashizmit.

“E thotë Hegeli, nëse personi nuk arrin të dominojë, për të mbijetuar futet në rolin e të dominuarit. Berishizmi është dominance aktualisht. Aty ku ai mendoi se shpëtoi nga dominanca e Berishës iu nënshtrua dominancës së Ambasadës Amerikane. Elektorati nuk ta fal pozicionin e të dominuarit. PD duhet të dalë nga kurthi i Bashizmit. Eletorati duhet të reagojë dhe PD të ringrihet me një rehabilitim të thellë”, tha Curri në Syri Tv.

Zjarr Tv Ad