Kryemadhi reagon pas dorëheqjes së Bashës: Shpresoj të jetë e vërtetë! I duhej posti politik që të mbrohej nga shantazhet

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar për dorëheqjen e Lulzim Bashës, nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.

Kryemadhi tha se pas ultimatumit të vendosur nga Grupi Parlamentar i PD-së ky vendim i Bashës ishte i pritshëm, duke shtuar se “shpreson që kjo dorëheqje të jetë e vërtetë”.

“Shpresoj që Basha ta ketë të vërtetë dorëheqjen dhe të mos ketë shkojmë pastaj në gjëra të tjera që e bëjnë pis të gjithë atë që ka ndodhur?”, tha Kryemadhi.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit:

Ajo duhet parë në dy kënvështrime. Çdo zvaritje e Bashës në krye të PD nuk e unifikonte PD dhe e vetmja zgjidhje ishte të largohej me një bonsesus politik ishte dorëheqja direkt pas 6 marsit. Mirëpo, kjo është nëj çështje që i përket partisë brenda.

Nuk është ndonjë risi në jetën politike. E normal që e prisja pasi të enjten deputetët e Bashës e kanë bojkotuar dy herë parlamentin kur fliste. Të enjten ishte ultimatumi i tuyre që nëse ai do të fliste ata do të largoheshin nga Parlamenti.

Ngrirje, ringrije dhe shkrirje do ketë me të.

Ajo që bën përshtypje është nëse e gjithë kjo devotshmëri që ka për godinën dhe vulën ta kishte  për  luftën për Ramën opozita sot do të ishte në pushtet. Interesa të tjera ekonomike financiare, ose shantazhime që mund ti viijnë në mënyrë të njëpasnjëshme janë ato që e bëjnë Bashën ti duhet një post politik që mos krijojë ose të ecë në procedurat që ka për cështjen belge ose me çështjen “Muzin” në SHBA.

Zjarr Tv Ad