Rikandidon Basha dhe Berisha? Salianji paralajmëron largimin: Unë personalisht s’e ndjek dot atë punë

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Ervin Salianji paralajmëron largimin nga Partia Demokratike, nëse për kryetar do të rikandidojë Lulzim Basha dhe Sali Berisha.

Salianji tha se nëse një gjë e tillë do të ndodhë, ku dy pjesët e ndara të PD-së do të vijojnë të qëndrojnë në llogoret e tyre, kjo forcë politike do të shkatërrohet.

“Si rikandidon? Po jep dorëheqjen, jep dorëheqjen, nëse rikandidon, të vazhdojnë të dy këtë betejë, unë personalisht nuk e ndjek dot këtë punë. Të vazhdojnë dhe ta shkatërrojnë, këtu do jemi. Nëse qëndrohet në llogore me të dy palët, këtu do të jemi. Shpresoj të përgënjeshtrohem, do të vijnë zgjedhjet lokale dhe…Nëse bëhen truke, mos presim të çojmë dhe njëherë njerëzit në përplasje”, u shpreh Salianji në emisionin “Opinion”.

Zjarr Tv Ad