Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka reaguar për largimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD.
Ai u shpreh se akti i tij ishte “kronika e një largimi me turp:, pasi i ikën të gjthë deputetët dhe anëtarësia.
Sipas Bylykbashit qendrimi i Bashës pas 9 shtatorit kishte si qëllim shkatërrimin e Partisë Demokratike
“Akti i dorëheqjes së Lulzim Bashës do të vlente deri në 11 Dhjetor. Kjo e sotmja është kronika e një largimi me turp. Si iku Basha? I ikën të gjithë. Iku anëtarësia, e votuesve etj. Pra është maskarada e një largimi me turp. Kush e ka njohur nga afër e di që Basha shkon deri në nivelet e marrisë. Ndaj nuk jam i surprizuar nga dorëheqja, por nga veprimet e mëtejshme pas 9 shtatorit kur ishte e dukshme që anëtarësia ishte kundër tij.
Dhe qëndrimi dukej i qëllimshëm për të shkatërruar Partinë Demokratike. Edhe pse nuk iku në 25 Prill, na mblodhi dhe na pyeti se si ta quajmë procesin e zgjedhjeve dhe i pëlqeu fjala masakër. Edhe pse nuk ishim në ato kushte. Mesazhi që sot marrin të gjithë shqiptarët është që cikli i tij ishte mbyllur dhe ai do të përpiqet të krijojë cikël tjetër. Por ky mesazh vlen më shumë për anëtarët e Partisë Demokratike”, tha Bylykbashi.